Kosovë-Shqipëri 205 raste të reja me coronavirus në Kosovë

205 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 736 testime, 205 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 38 qytetarë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 897.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 71 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.686 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.765 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.