2020-ta viti i Encës, këngëtarja paralajmëron këngën e re

Enca shumë shpejt do publikoj projektin e ri.

Enca Haxhia në fillim të këtij viti u kishte premtuar fansave të saj se do sjell dy herë më shumë projekte se sa vitin e kaluar, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja e cila hodhi hapin e parë edhe në botën e filmit me ‘I love Tropoja’ ka njoftuar orë më parë se këngë e saj e re dhe e para për këtë vit do të lansohet javën që vjen.

Në postimin e bërë në Instagram ajo shkruan: Brenda një jave del kënga e parë e 2020-ës dhe super-filmi, dhe ky është vetëm fillimi.