2000 euro gjobë për tregtarët që nuk sigurojnë ruajtës rendi në hyrje të objektit

Gjoba deri në 2000 euro për tregtarët që nuk do të sigurojnë ruajtës rendi në hyrje të objektit. Pas Dekretit të miratuar nga Qeveria, prej sot, të gjitha marketet, dyqanet, furrat, shitoret e vet- shërbimit dhe objektet ku kryhet tregti, obligohen të sigurojnë mbajtës rendi, të sigurohet distanca e nevojshme mes njerëzve dhe dezinfektim i obligueshëm për duar në hyrje të objektit. Ata që nuk do t’i respektojnë masat e Qeverisë, qytetarët mund t’i paraqesin në numrin falas të telefonit 191 të Inspektoratit shtetëror të tregut.

Alsat