200 mijë euro për Lapidarin e UÇK-së në Sllupçan

Lapidarin për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare Konbëtare (UÇK) do ta ndërtojë komuna e Likovës, në fshatin Sllupçan, shkruan portali Plusinfo, transmeton gazeta LAJM. Në faqen e internetit të Biros për prokurime publike tashmë është publikuar marrëveshja mes komunës dhe kompanisë e cila do të kryejë punimet, që duhet të përfundojnë në afat prej 6 muajsh, respektivisht deri më 25 nëntor. Marrëveshja kap vlerën e 12.115.109 milion denarë ose rreth 200 mijë euro. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ministrat e tij dhe përfaqësuesit e pushteti lokal në Likovë muajin e kaluar shënuar përvejtorin e 20-të të luftës së UÇK-së tek varrezat e dëshmorëve në Sllupçan ku është planifikuar të ngritet lapidari, i cili duhet të inagurohet më 28 nëntor të këtij viti.