20 vjet MKO, Grubi: Barazia kërkon angazhim permanent

Aktivitetet për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjessë Ohrit kanë vazhduar me tribunën e organizuar nga ana e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve dhe Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive me temë “Shkupi i adresave të reja shqiptare, reflektimi i Marrëveshjes së Ohrit”. Temë e diskutimit të kësaj tribune ishte emërtimi i rrugëve me emra të figurave të shquara dhe ngjarjeve të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare, me ;rast 150 emra janë të përjetësuara në emra të rrugëve,shesheve dhe bulevardeve të Shkupit deri më sot. Grubi në fjalimin e tij theksoi se kjo është e arritur e madhe sirezultat i implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.“Ju uroj për këtë të arritur të ndryshimit të emrave në qytetin e Shkupit si një nga shenjat dhe ato gurët e kalasë të cilat do të dukennga qytetarët dhe do e bëjnë dallimin se si ka qenë dhe se si është sot,por nuk duhet të ndalemi. Rruga e barazisë kërkon trajtim të përditshëm,trajtim dhe angazhim nga gjithë secili prej nesh në çdo institucion se ku jemi prezent që nga Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Qeverisë, Këshilltari në qytet të Shkupit, drejtori në institucion qoftë edhe punonjësi i administratës ka përgjegjësinë më të madhe të mundshme njerëzore për ta garantuar barazinë dhe për ta mirëmbajtur atë barazi deri në ditën e pensionimit të vet.” – deklaroi mes tjerash Grubi.Të pranishmit, Grubi i njoftoi për rrjedhën e aktiviteteve të ndërmarranga ana e Qeverisë për shënimin e 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit dhe përgëzoi Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të kryesuar nga drejtori Skender Asani për pjesëmarrjen në programin për shënimin e këtij përvjetori të rëndësishëm për vendin. Ai përgëzoi drejtorin Asani edhe për botimin e librit të tij me titull“Adresat e reja të një kujtese”.“20 vjet nuk janë larg. Ndaluni vetëm bëni krahasimin se si kemi qenë para 20 viteve e si jemi sot. Në Qeveri po flasim shqip, në Kuvend po flasim shqip, hyni në web-faqen e Presidentit çdo gjë është edhe në gjuhën shqipe. Jo më larg se dje në shënimin e Ilindenit jehonte kënga shqipe e vallja shqipe mu në mes të Krushevës dhe nuk kishte asnjë hezitim nga asnjë pjesëmarrës rreth një prezantimi kaq dinjitoz edhe të kulturës shqiptare. Nuk ka institucion në këtë vend i cili nuk flet edhe në gjuhën shqipe. Nuk ka asgjë të pamundur të cilën ne nuk mund ta realizojmë dhe kjo falë guximit të të gjithë atyre që morën guximin dhe që nga istikamet deri te Kuvendi ta ndryshojnë realitetin politik,juridik të këtij shteti duke e bërë shqiptarin shtet formues dhe kontribues në shoqërinë tonë”, tha Grubi.Në fund, ai ftoi të gjithë të pranishmit në këtë tribunë të marrin pjesë në të gjitha ngjarjet për shënimin sa më dinjitoz të 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.