20-të vite pas luftës SHVL-UÇK do të organizojë Kuvendin e parë zgjedhorë

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

K U M T E S Ë
Të nderuar bashkëluftëtar të UÇK-së,
Të respektuar anëtarë të SHVL UÇK-së,
Një fjalë e urtë thot:
“Lulja e ka aromën deri sa është e lidhur me rrënjët e saja, po u këput i doli era.”
Në momentin kur një pjesë e jona u shkëputën nga rrënjët e shokëve të vjetër, duke krijuar shoqëri dhe grupe interesi të reja, duke haruar dhe lënë pas dore zotimet e dhëna në bazë të premtimit të bërë, duke e zavendësuar uniformën e luftës me uniformat dhe ngjyrat e partive politike, duke u tjetërsuar nga luftëtar lirie në ushtar partie, ne, anëtarët e shoqatës së veteranëve detyrohohemi të përbushim aktivitetet e ngecura si obligim i përcaktimeve programore tonat.
Në bazë të Statutit, anëtarësimi në shoqatë është në mënyrë vullnetare dhe qëllimi kryesor i yni është ruajtja e vlerave të lavdishme të luftës së UÇK-së sidhe kultivimi i frymës patriotike dhe atdhetare tek brezi i ri, deri në realizimin e synimit final të kauzës sonë kombëtare.
Nevoja për riorganizimin tonë të brendshëm, formimi i organeve legjitime dhe funkcionimi i saj në mënyrë procedurale, do të mundëson që shoqata të merë pamjen e duhur brenda dhe jashta subjektit tonë. Me një angazhim të përbashkët, do të mundemi që aktivitetet tona ti kanalizojm dhe punën tonë ta vemë në binarët e duhur, ashtu siç i ka hije një shoqate të dalur nga lufta. Konsolidimi i rradhëve tona, na mundëson që të kthejmë dinjitetin dhe krenarinë e amblemës sonë para veteranëve dhe para popullatës e cila gjithmonë na ka mbështetur në çdo periudhë kohore.
Situata politike në vend dhe kriza e thellë ekonomike krijuan momente ku disa nga politikanët e pandërgjegjshëm, po ulen me palën tjetër duke bërë pazarllëqe edhe për të drejtat sublime tonat, të cilat vërtetë na tangojnë edhe neve, ngase për ne këta të drejta janë të paguara me jetën dhe gjakun e shokëve tanë. Ato janë vlera të shenjta dhe të pa cenuara, për të cilat nuk duhet lejuar të tallet politika ditore.
Kaluan 20 vite nga përfundimi i luftës dhe ne e shohim të udhës organizimin e Kuvendit të SHVL-së, ku mes tjerave do të hapen diskutime rreth situatës aktuale, pozitës së veteranëve, formën dhe ënyrën e organizimit të mëtutjeshëm sidhe një analize e mbështetur në të dhëna faktike mbi gjendjen dhe pozitën e përgjithshme të popullatës shqiptarëve në RMV.

Me respekt
Daim Hiseni