20 prej 45 viktimave, janë regjistruar prej 29 marsit deri më 10 prill

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar, se 20 nga 45, për të cilat u raportua sot, kanë vdekur gjatë periudhës prej 29 marsit deri më 10 prill 2021.

Prej 45 viktimave për të cilat u raportua sot, 14 janë Shkupi, 5 nga Prilepi, 4 nga Kumanova, nga 3 viktima janë nga Manastiri, Gostivari dhe Ohri, nga dy viktima janë nga Tetova, Sveti Nikolla dhe Struga, ndërkaq nga një viktimë janë nga Koçani, Velesi, Strumica, Radovishi, Berova, Bogdanci dhe Negotina.

Nga këto, tre pacientë kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërkaq të tjerët në kushte spitalore.