Sot është Dita e Zjarrfikësve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Më, 20 maj, 1836 në Manastir është themeluar brigada e parë e zjarrfikësve në Republikën e maqedonisë së Veriut.
Zjarrfikësit janë mishërimi i shoqërisë sonë në thelb të së cilës është solidariteti, shpëtimi, ndihma dhe sakrifica.
Kjo është një ditë kur shprehim mirënjohjen tonë të veçantë dhe të thellë për kontributin e tyre në sigurinë e të gjithë ne dhe për rolin e tyre në mbrojtjen e jetës dhe pronës së të gjithë qytetarëve tanë dhe komunitetit tonë, thuhet në urimin e Qeverisë për Ditë e Zjarrfikësve.
Gëzuar Ditën e Zjarrfikësve! Zjarrfikësit janë mishërimi i shoqërisë sonë, e cila bazohet te solidariteti, ndihma dhe sakrifica. Dëshiroj t’i falënderoj për kontributin e tyre në sigurinë dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës së të gjithë qytetarëve tanë, thuhet në urimin e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski.