2 Ton publikon projektin e ri “T’kuptoj”

Reperi i njohur, 2 Ton ka sjellur projektin më të ri muzikor.

Rap-artisti nga Ferizaj publikoi këngën me titullin “T’kuptoj” që u kompletua edhe nga ana vizuale.

Producent i këngës është Nego ndërsa teksti dhe melodia u realizuan nga vet reperi.

Foto: Screenshot/YouTube

Projekti tani gjendet i lansuar në kanalin zyrtar të 2 Ton në YouTube dhe në të tjera platforma digjitale.

Kjo vjen vetëm një muaj pas asaj “Si era” të cilën e solli gjithashtu të shoqëruar me videoklip që deri më tani ka grumbulluar mbi 4 milionë klikime.

2 Ton ndërkohë ka paralajmëruar se është në përgatitje edhe të një albumi, por që nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth tij.