2 të rinj sulmohen nga pronari i një lokal në Xhepçisht

Më 14.01.2026 në ora 23:20 në Sektori per Punë të Brendshme (SPB) Tetovë, personat A.I.(19) dhe A.I.(18) nga fshati Poroj i Tetovës, kanë denoncuar se rreth orës 21:00 në një objekt hotelier në fshatin Xhepçisht të Tetovës, pas një grindjeje paraprake, janë sulmuar fizikisht nga F.M., pronari i objektit A.”N” ,si dhe disa persona të tjerë. Policia e Tetovës ka bërë të ditur se po merren të gjitha masat ligjore masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.