Xhezair Shaqiri i njohur si Komandant Hoxha e ka komentuar tekstin e publikuar nga Komandant Mala për luftën 12 ditore në Kalanë e Tetovës, përcjell tetova1
Shkrimi i plotë i Xhezair Shaqiri-ish komandant Hoxha:
“Nuk di çka te them si është tërheq UÇK-ja nga kalaja e Tetovës, ushtarët e atjeshmit duhet ta tregojnë apo zbulojnë, Çka? Kush? Dhe si u tërhoq UÇK-ja nga kalaja e Tetovës. Unë mund të referoj se si erdhën misionarët e partisë politike shqiptare të asaj kohe në Tanushë përpara se të fillojë lufta në kalanë e Tetovës dhe mund pastaj ti përafroni çka ka mund të ndodh edhe në Tetovë. Kishte një javë po thuaj se pasi filloi lufta e UÇK-së, në Tanushë e mu paraqit një person ndërmjetësues, më thotë: Do te vijnë disa persona, pushtetarë shqiptar të Maqedonisë. I prita me disa ushtar te UÇK-së në shtëpinë e Sules/ Ilmis afër shkollës fillore, në mesin e tyre ka qen Komandant Tali. Vjen Flamur Ames me 2 persona tjerë me një qante me veti jo edhe e vogël dhe filloj Flamuri te flas, thotë më ka dërguar Arbër Xhaferi me Mendu Thaçin të ju bind që të bëni tërheqjen e gjithë ushtareve te UÇK-së nga Tanusha e te shkoni ne Kosovë, rehabilitim komplet për gjithë ushtarët e UÇK-së, do të keni banesa dhe më thonë “ lip sa miliona marka po I donë” dhe hap qantën që kishte me veti ,ku vëreheshin te palume shumë denga markash. Pastaj ai e mori telefonin e tij në dorë e më thotë a po donë të flasësh me Menduin apo Arbrin që ta vërtetoj, shkurt unë ja kthej: “UÇK-ja nuk tërhiqet e nuk kam çka flas me politikan, merri leket e nisuni për Debollde. Ai mundohet te me bind e të më frikoj, se kjo luftë nuk do të përfundon me sukses e ti komandant ndërkombëtaret kanë me të fut në listat e tyre të përndjekjes dhe nuk ke vend askund në botë, “E tjerët Emrush Xh e A.A. nuk I njeh kush për momenti e nëse dështon kjo luftë ata tërhiqen e ti e paguan shtrenjtë” etj. Llafe te kota, unë ja ktheva shkurt: “Unë nuk e kam dert a i mbijetoj kësaj lufte se e di që ka kush e vazhdon e ecni më shpejt për Kosovë sa nuk ka filluar ndonjë sulm e ju rok ndonjë plumb e na qitni punë me ju varros e s’kemi kohë mu marrë me ju.
Misionarët u nisen me shoqëruesit e UÇK-së komandant Talin, rrugës malore për fshatin Debollde dhe sipas deklaratave te ushtareve tanë, misionarët bisedonin rrugës pa e ulur zërin, “Pasi komandant Hoxha nuk i mori këto 2 milion marka ti marrim ne e mos tua kthejmë qeveritareve. Unë mund të them për veten se nuk i kam marr, e a i kanë kthyer lekët te pronarët? Nuk mund të spekuloj. E raportova rastin në hierarkinë time e për habi timen ma kthyen këtu fjalë për fjalë, ”Ai bre po pse be nuk i ndale se na u kanë dashtë edhe i kishim marr lekët edhe kishim vazhduar luftën” – dikush edhe mund ti njeh këtë thënie të tij dhe qëndrimin tim. Unë nuk mundem të them me siguri qe partit ne pushtet i kanë dërguar këto misionar me lek tek unë, edhe pse me propozuan te flas ne telefon unë nuk pranova , kjo edhe mund te jetë e pa vërtet nga misionaret për dërguesin. 2 javë mbrapa nisi lufta ne kalanë e Tetovës dhe mund te imagjinoi se i njëjti skenar ka ndodh edhe atje, kush dhe si nuk dijë a kanë pranuar apo jo lekët por një e dijë që komandant Qorri nuk ka marrë asnjë send sepse ka vdekur me fukarallëk dhe sa me kujtohet asnjëherë nuk ka pasur veturë te mirë pas luftës. Kur filluam luftën frontale ne Tanushë, disa individ me shpejtësi prej në Prizren kishin formuar shtabin me struktura, Çka më tej ? Kush me i mbajt financat? Si me i eliminuar komandantët e frontit prej ne Prizeren dhe kush ku ne pushtet.
Mbas luftes u vra Kom Teli me shok,3 jav mbrapa Kom hoxha,kom Shpend Llagami…?”, ka përfunduar Komandanti i UÇK-së Xhezair Shaqiri.





