2 kumanovarë, në mesin e 7 personave që u rrahën në Shkup

Policia e Kumanovës (SPB-Sektori per Pune te Brendshme) po i akuzon dy kumanovarë, nga gjithsejt 7 persona të përfshirë në një rrahje fizike, për vepër “prishje të rendit publik”, transmeton portali informativ “Kunanova Sot”.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) ngjarja e këtillë e pakëndëshme ka ndodhur në Shkup, para një objekti hotelerik më datë 3 maj 2026.

“Të dielën rreth orës 1:00 në Policinë e Shkupit është denoncuar rasti i prishjes se rendit publik pas nje përleshje fizike ndërmjet personave me iniciale N.S. 18 vjeç, N.A. 19 vjeç, A.S. 26 vjeç, E.S. 19 vjeç, të gjithë këta nga Shkupi, I.G. 19 vjeç nga fshati Trnovac i Kratovës, D.M. 22- vjeç nga Kumanova dhe M.S. 24 vjeç nga fshati Tromegjë i Kumanovës”, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas tyre, pas dokumentimit të plotë të rastit në fjalë, do të ndermerre masa tjera ligjore konform procedurës dhe dispozitave.