2 drejtues mjetesh në pranga/ Aksident në Durrës, lëndohen shoferët

Dy drejtues mjetesh kanë rënë në pranga në Durrës.

Bëhet fjalë për N. R., 43 vjeç, banues në Borizanë, Fushë Krujë, pasi në rrugën dytësore Borizanë – Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin “Volkswagen”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. V., 45 vjeç dhe për pasojë janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

L. T., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.