2.341 raste të reja me virus, një person është infektuar për të tretën herë!

2.341 raste të reja nga realizimi i 6.193 testimeve për koronavirus, janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut për 24 orë.

Nga rastet e reja, 308 janë riinfektime, prej të cilave një është riinfeksion i dytë, transmeton TV21.

Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 1.470 të shëruar dhe 21 viktima.

Në Regjistrin për persona të vdekur nga Kovid-19 është regjistruar edhe një viktimë nga Shtipi, i moshës 83-vjeçare që ka ndërruar jetë më datë 19.01.2022. Në mënyrë shtesë, nga Spitali i Përgjithshëm i Manastirit janë raportuar edhe 4 viktima të tjera (nga dy nga Dojrani dhe Gjevgjelia.

Nga numri i përgjithshëm i personave të vdekur = 26, 8 prej tyre kanë qenë të vaksinuar plotësisht.

Numri i rasteve aktive është 20.856./TV21