19 vite pa ty Arben!

19 vite pa ty, 19 vite paqartësi, 19 vite mungesë, por edhe 19 vite krenari, pasi ti shkove në atë Botë si i pamposhtur, me krenari, me kokën lartë, duke mos u dorëzuar asnjëherë përballë armikut. Bujaria jote, sjellja dhe mbi të gjitha sinqeriteti që kishe dhe që u rrite si i tillë, i mungon lagjes sonë.
Vërtetë na mungon një njeri si ju Arben, pasi jemi të sigurtë se me ju lagjja jonë do frymonte shumë më ndryshe.
Tashmë lagjja, mëhalla yte ku u rrite, me krenari mban emrin tënd, “ARBEN BAJRAMI”, emër ky i paharruar për ne dhe shumë e shumë gjenerata të ardhshme.
Për ne ti je i pavdekshëm, pasi burrat si ju vërtetë nuk vdesin.
Inshalla Allahu i Plotëfuqishëm të ka shpërblyer me gradat më të larta të Xhennetit dhe të ka pranuar shehid, njëjtë sikurse edhe shokët tu të idealit, Lefter Koxhajn – Komandant Telin, Pajtim Roçin, Ndriçim Koxhajn, Adem Hasanin dhe Abaz Beqirin, por edhe gjithë ato të rënë në luftën e 2001-shit.