186 fëmijë janë vrarë nga lufta në Ukrainë

Të paktën 186 fëmijë në Ukrainë janë vrarë dhe 344 janë plagosur nga pushtimi rus, ka thënë zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas në Telegram.

Numri më i madh i viktimave ishte në rajonin lindor të Donetskut, ku janë regjistruar 113 vdekje, thotë Ukraina.

Ukraina thotë gjithashtu se 938 institucione arsimore janë dëmtuar nga bombardimet dhe 87 janë shkatërruar plotësisht, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Agjencia e OKB-së për fëmijë, UNICEF ka thënë se gati dy të tretat e të gjithë fëmijëve ukrainas, rreth 4.8 milionë janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i pushtimit rus.