Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 183 raste të reja me Kovid-19 nga realizimi i 1.362 testimeve, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 845 të shëruar, ndërkaq betejën me virusin e kanë humbur 6 viktima.
Në mënyrë shtesë në Regjistrin për persona të vdekur nga Kovid-19 janë regjistruar edhe 3 viktima që kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 23.02. deri 26.02.2022, transmeton TV21.
Raste aktive në vend janë 3.496.