183 operacione traumatologjike-ortopedike kryhen për një vit në Tetovë në bashkëpunim me Dr. Hasanin dhe Dr. Jahjën Ylber Besimi: Janë rezultate të shkëlqyeshme (VIDEO)

Departamenti  i  Traumatologjisë – Ortopedisë në Spitalin Klinik të Tetovës  brenda një viti kanë kryer  183 operacione traumatologjike-ortopedike. Njësia filloi të funksionojë në shtatorin e vitit të kaluar pas një pauzë 15-vjeçare.

“Bëhet fjalë për 183 operacione për implantet dhe protezat totale të hipve me metoda moderne. Ne i konsiderojmë rezultate të shkëlqyera në aspektin e kënaqësisë së pacientit” tha sot Dr.Ylber Besimi, subspecialist në traumatologji.

Nga an tjetër Dr Ilir Hasani u shpreh se kjo është një ide e vjetër e jona për të shpërnda dijen në të gjithë Maqedoninë. Hasani u shpreh se kjo inciativë ka nisur para 10 viteve, por tani që një vit ka nisur të funksionojë dhe falenderojë edhe mjekët – truamatologët  e rinj në Spitalin e Tetovës  dhe gjegjësist drejtorin e Spitalit Dr. Florim Besimin. Hasani gjithashtu u shpreh se se Spitali i Tetovës gjegjësisht traumatologët do ta kenë mbështetjen e qendrës së Traumatoligjisë së Shkupit dhe tani e tutje Spitali i Tetovës do tia lehtësojë edhe punën Shkupit ku shumë intervenime do të realizohen në Tetovë.

Departamenti i Traumatologjisë  në krye me Dr. Ylber Besimin 183 operacionet i ka realizuar  në bashkëpunim me mjekë dhe staf mjekësor nga Departamenti i Ortopedisë, të ndihmuar nga Dr. Ilir Hasani dhe Dr. Dalip Jahja nga Klinikat e Shkupit./TS/