Kosova, një shtet i vogël në hartë por me zemër të madhe, shënon sot 18-vjetorin e Pavarësisë.
Më 17 shkurt 2008, ditë e diel, në ambientet e Kuvendit të Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë, duke e shpallur Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Ajo ditë shënoi një kthesë historike jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin e Ballkanit, i cili fitoi një shtet të ri, raporton Klankosova.tv.
Që nga ajo ditë, Kosova nisi rrugëtimin e saj drejt konsolidimit të shtetësisë, duke fituar njohje nga shumë shtete mike dhe duke ndërtuar institucionet e saj demokratike.
Në këtë përvjetor, në sheshe e institucione, me flamuj e aktivitete festive, qytetarët rikujtojnë sakrificën dhe përkushtimin për liri e shtetësi.
Urime 17 Shkurti – Urime Pavarësia, Kosovë!



