18 vjeçarja shtatëzënë denoncon ish-partnerin për përdhunim

Një ngjarje e rëndë është denoncuar orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkup. Sipas njoftimit nga Sektori për Punë të Brendshme, një 18-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga ish-partneri i saj jashtëmartesor, personi me iniciale M.K., po ashtu 18 vjeç.

​Viktima ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e komunës Shuto Orizarë. Ajo ka vënë në dukje se aktualisht ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë. Shërbimet policore kanë nisur menjëherë punën për dokumentimin e rastit dhe po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.