18-vjeçari kapet me 211 km/h në Shkup-Tetovë, policia ia konfiskon veturën dhe e arreston

Një shofer fillestar 18-vjeçar është arrestuar sot pasi u kap duke vozitur me 211 kilometra në orë në autostradën Shkup–Tetovë, pranë nyjës së Kondovës.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë kontrollit të trafikut me radar u konstatua se I.A. (18) po drejtonte një automjet Volkswagen Arteon me targa të Shkupit me shpejtësi prej 211 km/h, më shumë se dyfishi i kufirit të lejuar prej 100 km/h për shoferët fillestarë në autostradë.

Për shkak të shkeljes së rëndë, policia ia ka konfiskuar automjetin, e ka arrestuar dhe e ka ndaluar në stacion policor për procedura të mëtejshme.(INA)