18 komuna në hall të madh me mbeturinat

18 komuna janë në hall të madh me mbeturinat, duke rrezikuar mjedisin jetësor, alarmojnë ekspertët e ekologjisë. Shpëtimi i vetëm për këto komuna do të jetë deponia rajonale në Novac të Manastirit për të cilën po flitet që nga vitin 2017. Inxhinieri për mbrojtjen e mjedisit Gjoko Zoroski mendon se deponia rajonale do të jetë shpëtim për situatën e krijuar me mbeturina.

“Kemi 18 komuna me një numër të madh të tilla deponish të cilat, për fat të keq, shkaktojnë shumë më shumë dëm për mjedisin sesa një depo rajonale moderne. Prandaj qëndrimi ynë është se kjo deponi duhet të ndërtohet dhe para së gjithash popullata duhet të kuptojë se duhet të selektojmë mbeturinat”, tha Gjoko Zoroski – Inxhinier për Mbrojtjen e Mjedisit.

Deri në gjysmën e dytë të vitit 2026 pritet të fillojë ndërtimi i deponisë rajonale në Novac dhe kjo është paralajmëruar prej kohësh. Është thënë se Ministria e Mjedisit po i intensifikon procedurat për realizimin e këtij projekti që zvarritet prej vitesh, e që është kyç për menaxhimin e mbeturinave të rajonit të Pellagonisë dhe atij Jugperëndimor.

Studimet shkencore tregojnë se njerëzit që jetojnë pranë vendeve ku digjet mbeturina kanë vdekshmëri më të lartë nga kanceri, prandaj është e domosdoshme që deponia rajonale të ndërtohet sa më shpejt.

“Vendi ku do të ndërtohej kjo depo nuk është tokë pjellore, por ish-zhvillim i qymyrit ku ka mbetje sterile. Është tokë krejtësisht jokultivuese, e larguar nga vendbanimet, dhe atje rreth 50% e mbeturinave që gjenerojmë sot duhet të shkojnë. Do të trajtohen sipas të gjitha standardeve më bashkëkohore”, u shpreh Gjoko Zoroski – Inxhinier për Mbrojtjen e Mjedisit.

Përveç deponisë në Novaci, aktualisht po përgatitet dizajni ideor dhe dokumentacioni i tenderit edhe për deponitë rajonale në Rusino dhe Gostivar.