177 mld ndihma nga SHBA? Zelensky: Ne vetëm 75 mld morëm

Ukrainian President Volodymyr Zelensky speaks during a press conference with President of the European Commission in Kyiv on May 9, 2023. - European Commission President Ursula von der Leyen arrived in Kiev on May 9, 2023, to mark Europe Day and show her support for Ukraine in the face of the Russian offensive, on the day Moscow commemorates the victory over Nazi Germany. (Photo by Sergei SUPINSKY / AFP)

Ukraina ka marrë vetëm rreth 75 miliardë dollar ndihma nga Shtetet e Bashkuara, pohoi presidenti i saj Volodymir Zelensky.

“Po dëgjojmë vazhdimisht se Amerika na ka dërguar shumë para, 177 apo edhe 200 miliardë dollarë sipas disa zërave. Si president i një kombi në luftë mund t`ju them se ne 75 miliardë na kanë mbërritur, dhe ato nuk i kemi marrë kesh, por në formë armatimesh.

Kur thuhet se Ukraina mori 200 miliardë dollarë për të mbështetur ushtrinë gjatë luftës – epo, kjo nuk është e vërtetë. Nuk e di ku shkuan gjithë ato para. Ndoshta është e vërtetë në letër me qindra programe të ndryshme – nuk dua ta diskutojë këtë, ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gjithçka. Por në realitet, kemi marrë rreth 75 miliardë dollarë. Është një ndihmë e rëndësishme, por nuk është 200 miliardë.

Kievi ndërkohë më herët e cilësoi si një “plan të dështuar” propozimin e propozimin e Uashingtonit për paqe, duke argumentuar se përpjekjet e SHBA për një armëpushim dhe zgjedhje në Ukrainë nuk janë të mjaftueshme për të “frikësuar” presidentin rus, Vladimir Putin. Keith Kellogg, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, deklaroi më herët se të dyja palët duhet të bëjnë lëshime nëse duan të negociojnë një zgjidhje për luftën. Kellogg po kështu i tha Reuters se Uashingtoni i dëshiron që Ukraina të mbajë zgjedhje, mundësisht në fund të këtij viti.

Për Kievin, nëse plani amerikan ka vetëm këto dy elementë, pushimzjarrin dhe zgjedhje, ai nuk ka për të funksionuar.

 

Top Channel