Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, më datë 07.12.2025 rreth orës 21:26, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, kanë ndaluar shoferin O.H. (19 vjeç), i cili gjatë lëvizjes të veturës BMW X3 me targa të Kosovës, është kapur duke lëvizur me shpejtësi 162 km/h në zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.
“Për këtë kundërvajtje të rëndë, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për 12 muaj. Matja e shpejtësisë është realizuar me veturën zyrtare të policisë”, thonë mes tjerash nga Policia e Kosovës.




