16 viktima dhe 491 raste të reja

MInistria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 3.747 testime prej të cilave pozitive kanë rezultuar 491 raste.

Janë shëruar 416 pacientë ndërkaq jetën nga Covid-19 e kanë humbur 16 persona.

Viktima më e re në moshë është një 45-vjeçar nga Berova.

Numri i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut janë 12.486./TV21