16 të infektuar me virus, 38 pacientë të shëruar

Për 24 orë janë regjistruar 16 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 3109 teste të realizuara, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Në ndërkohë betejën me koronavirusin e kanë humbur 7 pacientë . Instituti për Shëndet Publik informon se janë regjistruar 38 pacientë të shëruar nga koronvirusi. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.379 raste, prej të cilëve 148.910 janë shëruar, kurse 5.442 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 1.027 raste aktive me virusin korona.