15 të lënduar në aksidente trafiku në rajonin e Shkupit vetëm brenda 24 orëve. Aksidenti më i rëndë me më shumë të lënduar u regjistrua mbrëmë në “Gjorçe Petrov” ku u përfshinë gjithsej 5 automjete. Dy vetura të tipit BMW, një “Volkswagen Touran”, një “Volkswagen Arteon” dhe një “Mercedes”, të gjitha me targa të Shkupit dhe të drejtuara nga persona nga zona të ndryshme përreth qytetit. Sipas policisë lëndime më të rënda ka pësuar 19 vjeçari L.J nga Kondova.
“Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë 19-vjeçari L.J, ndërsa disa persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, përfshirë dy bashkudhëtarë të tij, gjashtë persona nga automjeti tjetër “BMW” dhe drejtuesi i “Mercedes”-it. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Urgjente në kompleksin klinik “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” në Shkup“, thanë nga MPB.
*Lëndime të rënda ka pësuar 19 vjeçari L.J bashkë me dy bashkëudhëtarë
* Po ashtu janë lënduar 6 persona nga ‘BMW’-ja tjetër dhe shoferi i ‘Mercedes’-it
Një tjetër aksident ka ndodhur në zonën e Aerodromit në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ku u lënduan 3 persona. Sipas policisë në këtë rast 23 vjeçari nga Shkupi me një veturë të markës “mini kuper” doli nga rruga në bulevard duke goditur një shtyllë metali dhe një dru. ( foto te folderi Ajnur )
“Në aksident kanë marrë lëndime trupore vozitësi D.M 23 vjeçar dhe bashkëudhëtarët L.S 25 vjeçarë e T.G 21, që të gjithë nga Shkupi. Lëndimet janë konstatuar në qendrën klinike ‘Nëna Terezë’ në Shkup ”, theksuan nga MPB.
*Janë lënduar 3 persona, shoferi dhe dy bashkëudhëtarët
Ndërkohë dje një tjetër aksident është regjistruar mes një makine dhe një motoçiklete në rrugën “Llazar Trpovski në Shkup”, ndërkohë është dëmtuar edhe një makinë tjetër e parkuar. Lëndime më të rënda trupore ka marrë 20 vjeçari A.S nga Shkupi, i cili po drejtonte motoçikletën, ndërsa po ashtu është lënduar edhe bashkëudhëtari i tij.
“Në aksident u përfshinë makina e tipit “Pezho” me targa të Kumanovës, e drejtuar nga 40 vjeçari L.A nga fshati Mateç i Likovës dhe një motoçikletë ‘bmw’ me targa të Shkupit, drejtuar nga 20 vjeçari A.S nga Shkupi“, thonë nga MPB.
* Në aksident u përfshinë makina e tipit “Pezho” dhe motoçikleta “bmw”
*Dëmtohet edhe një ‘folksvagen’ i parkuar
Nga ana tjetër gjatë ditës së djeshme disa vetura u dogjën në një parking afër kalasë së Shkupit. Gjatë intervenimit për të shuar zjarrin një person ka marrë lëndime trupore.
Ndërkohë me qëllim sigurinë më të madhe në trafik, policia ka vazhduar kontrollet e intensifikuara, ku brenda 24 orëve kanë privuar nga liria 15 shoferë në të gjithë territorin e shtetit. 12 kishin drejtuar automjetin pa patentë shoferi, dy kishin ndalim aktiv dhe një po drejtonte makinën nën ndikimin e alkoolit./Alsat.mk.





