149 gjoba për një ditë në Shkup, 47 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (28.02.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 149 gjoba dhe atë: 47 për tejkalim të shpejtësisë, 18 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta. Janë shqiptuar edhe 5 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 7 për ngasje në gjendje të dehur, 4 për rripin e sigurisë dhe 23 për parkim të parregullt.