Renova ndërpretë bashkëpunimin me Skenderin dhe Beqirin

Skuadra e Renovës nga Tetova ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me dy futbollistët e saj, Lavdrim Skenderi dhe Ylber Beqiri.

“Me marrëveshje të dy anshme klubi ndërpret bashkëpunimin me dy futbollistët Lavdrim Skenderi dhe Ylber Beqiri.

Klubi, kryesia, stafi teknik dhe bashkëlojtarët ju urojnë fat dhe shëndët në avanturën e tyre të re”, thuhet në njoftimin e klubit tetovar në rrjetin social facebook.