140 sanksione trafiku në Shkup, 78 për vozitje të shpejtë

Në kuadër të kontrolleve të përforcuara në fushën e komunikacionit që I kryen MPB-ja gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 140 masa, mes të cilave, për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar janë shqiptuar 78 sanksione.

Siç informoi MPB, 11 sanksione janë shqiptuar për vozitje pa patent shofer, tre për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara dhe një për mosdhënie të përparësisë kalimtarëve. Janë shqiptuar 14 sanksione për përdorim të telefonit celular dhe 17 sanksione për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Nga MPB paralajmërojnë se kontrollet e përforcuara në trafik vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë thirrje qytetarëve t’I respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion dhe të jepet kontribut për rregulla më sigurta.