14 vjet nga përfundimi i bisedimeve për statusin e Kosovës

Në Vjenë të Austrisë më 10 mars 2007 përfunduan bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje.

Të pranishëm ishin krerët e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe të tjerë dhe të Serbisë, Boris Tadiq, Vojislav Koshtunica dhe të tjerë, si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari.

Ahtissari shprehu keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai edhe njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaari, i dorëzoi OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës, 15 mars 2007. Plani direkt propozoi pavarësi për Kosovën./KosovaPress/