Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se për një muaj kanë shqiptuar 138 gjoba për errësim të paligjshëm të xhamave të veturës, përcjell TV21.
“Gjatë periudhës 01.10.2025 – 31.10.2025, Sektori i Punëve të Trafikut pranë Ministrisë së Brendshme ka kryer kontrolle trafiku në të gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut për të sanksionuar drejtuesit e automjeteve që nuk i përmbushin kushtet e parashikuara për errësimin e xhamave. Gjatë kontrolleve janë sanksionuar 138 pjesëmarrës në trafik, të cilëve u janë përgatitur raportet përkatëse”, thonë nga MPB.






