Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se komunës së Strugës i janë dhuruar si donacion 1300 fidanë. Qyra thekson se vizioni për Strugën vazhdon edhe pas fushatës zgjedhore.
“Sot pata kënaqësinë e veçantë të pranoj 1300 fidanë si donacion nga kompania “Gligorov Internacional”, në partneritet me kompaninë turke “Project E”, një dëshmi e qartë se besimi dhe përkrahja për vizionin tonë për Strugën vazhdojnë edhe pas fushatës, me vepra dhe jo vetëm me fjalë”, ka shkruar mes tjerash Mendi Qyra – kryetar i Komunës së Strugës.




