12,000 emigrantë kanë kaluar në një ditë kufirin jugor të SHBA, në rekordin e ri të vërshimeve

SHBA dhe administrata e saj ka vendosur dje një rekord të ri duke lejuar hyrjen e 12,000 emigrantëve brenda një dite në vend, raportonte rrjeti Fox News.

Shifra absurde që duket se nuk shqetëson asnjë në Shtëpinë e Bardhë përbëhej nga 10,200 të ardhur që ishin marrë në zotërim nga autoritetet kufitare, ndërsa pjesa tjetër nga aplikacioni i zyrës së aplikimeve të azilit CBP One, i cili lejon vetëm 1,450 regjistrime në ditë.

Rekordi i mëparshëm i emigrantëve të regjistruar në një ditë ishte 10,000 në muajin maj, kur të ardhurit u shtuan nga paniku prej skadimit të ligjit ‘Title 42’, që ndryshon mënyrën e procesimit të tyre.

Kjo tregon se masat e ashpra të premtuara nga administrata Biden — sipas të cilave ‘emigrantët e ardhur ilegalisht do të dëboheshin ose depërtoheshin nëse nuk plotësonin disa kritere’, çuditërisht nuk u materializuan kurrë dhe njerëzit e dëshpëruar vijojnë përsëri të vërshojnë nga kufijtë.

Forcat kufitare raportohet se janë aq të tejmbushura sa dy ura ndërkombëtare u mbyllën javës që shkoi në kalimin Eagle Pass, në Texas, dhe në kalimin e Lukeville, Arizona.

Rrjeti CBP tha se mbylljet u bënë me qëllim që personeli i pikave të ligjshme të kalimit, të zhvendosej në asistencë të forcave kufitare dhe marrjen në regjistrim  të emigrantëve të jashtëligjshëm.

Duke folur për kufirin në Kaliforni, Erika Pinheiro, shefe e kompanisë së shërbimit të ndihmës Al Otro, tha për rrjetin ThePost: “Ata vijnë në këmbë te pika e hyrjes dhe kërkojnë të procesohen, por pika është e mbyllur për të gjithë azil-kërkuesit, përveç atyre që mund të lënë një takim me aplikacionin CBP One.

“Kështu që ata hyjnë mes këtyre pikave duke krijuar kaos si për agjencitë e kufirit dhe ato të ndihmës”.