120 milionerët britanikë kërkojnë nga kryeministri rritjen e taksave 2% për pasurité mbi 10 milionë euro

120 milionerë britanikë kanë krijuar grupin “Milionerët patriotë” dhe i kanë bërë kërkesë kryeministrit të ri, Burnhamit, që t’i rrisë me 2% taksat për pasuritë mbi 10 milion euro.

Letra e tyre ka një argument të thjeshtë: vendi ka nevojë për investime në infrastrukturë, zhvillim e mirëqenie, dhe buxheti për ato investime s’ka nga vjen pos taksave. Rritja e taksave për pasuritë më të vogla se 10 milion do të rëndonte bizneset ende të reja e të pastabilizuara, kështu që, ja ku e keni kapitalin tonë, thonë milionerët patriotë.

E djathta konservatore britanike me kryetaren Kemi Badenoch “papritur” ka dalë kësaj radhe kundër kërkesës së milionerëve.

Milionerët shqiptarë janë djathtakë, patriotizmin dhe taksat ia kanë lënë popullit.

/Arbër Zaimi/

* Status facebook’u i politikanit e analistiti A.Z.