120 kg, pamje të drogës që u kap në autobusin nga Shqipëria

Rreth 120 kg marihuanë u kapën sot në një autobus që kishte ardhur nga Shqipëria në Kosovë.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar B.K., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

I njëjti është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në autobusin që po e drejtonte, i  është gjetur dhe sekustruar sasia e substancës narkotike, transmeton Klankosova.tv

Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme, me vendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Klankosova.tv