Bedri Ajdari: Fatime Fetai, si Gordana Geshkovska (VIDEO)

Bedri Ajdari, njëri nga familjarët e të akuzuarve në rastin “Monstra” ka reaguar ndaj fjalëve përmbyllese të Prokurorisë për të akuzurit për vrasjen e pesëfisht te Liqeni i Smilkovës, që ndodhi në vitin 2012. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, Ajdari tha se gjatë seancës së sotme gjyqësore, prokurorja Fatime Fetai pak dallonte nga ish prokurorja e këtj rasti, Gordana Geshkovska.

Sot, prokuroria kërkoi burg të përjetshëm për tre të akuzuar për rastin Monstra, ndërsa për dy të tjerët kërkoi dënim për ndihmë në veprën terrorizëm. Prokuroria tërhoqi aktakuzën ndaj Sami Lutës. Prokurorja Fatime Fetai hodhi poshtë të gjitha teoritë rreth këtij rasti përfshirë edhe “bombat” e Zaevit.

Reagimin e plotë të Bedri Ajdarit mund ta ndiqni në videon më poshtë.