110 banesa me prezencë uji në Shkodër, kërkohen ushqime dhe çizme

Pavarësisht një përmirësimi të kushteve të motit, situata e krijuar nga përmbytjet në disa zona të Shkodrës vijon të jetë e rënduar.

Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1400 Ha, ku pjesa më e madhe ndodhet në njësinë administrative Ana e Malit, raporton A2 CNN.

Rruga e Obotit ka prezencë uji, ndërkohë që ujësjellësi Oblika 1 vijon të jetë jashtë funksionit.

Aktualisht ka prezencë uji në oborre, stalla e garazhe në 110 banesa në Muriqan, Xhakaj, Kurtaliaj e Gallube.

Emergjenca Civile kanë kërkuar pako me ushqime për banorët e bllokuar, bazë ushqimore për blegtorinë si dhe 50-60 palë çizme për Obotin.