11 të vdekur nga virusi dhe 135 të infektuar

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.514 testime të realizuara 135 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 330 pacientë të shëruar, ndërkaq, 11 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19.