Prindi i cili në ndeshjen futbollistike midis ekipeve të të rinjve mes Bregallnicës dhe Shkupit i cili sulmoi dy futbollistë vendas mori 11 muaj dënim burg. Zëdhënësi i Gjykatës Themelore – Shtip dhe njëherësh gjykatës penal, Sashko Georgiev sot informoi se këshilli i gjykatës penale, kryetar e të cilit është gjykatësja Nevena Perica, ka dhënë vendim për të akuzuarin Avni Abduli nga Shkupi për kryerjen e veprës penale të dhunës sipas nenit 386, paragrafi 4 i Kodit Penal. Ai u dënua me 11 muaj burg, ndërsa vendimi nuk është përfundimtar, vijon periudha e ankesave në Gjykatën e Apelit në Shtip.
Incidenti ndodhi në fushën e futbollit “Bello bërdo” në Shtip më 24 gusht të këtij viti. Prokuroria Themelore Publike në Shtip pas ngjarjes ngriti dhe procedurë urgjente kundër prindit 43 vjeçar për vepër penale – Dhunë nga neni 386, paragrafi 4, në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal i cili kreu dhunë të rëndë më 24 gusht në stadiumin “Bello Bërdo” në Shtip, gjatë një ndeshje futbolli midis ekipeve të të rinjve të klubeve të futbollit “Bregallnicë” dhe “Shkupi”.
“Me veprimet e tij, ai rrezikoi sigurinë e dy fëmijëve të lindur në vitin 2010, lojtarë të ekipit “Bregallnicës” duke u shkaktuar atyre lëndime trupore. Përveç kësaj, ai shkaktoi ndjenjë pasigurie, kërcënimi dhe frike tek të dëmtuarit, pjesa tjetër e audiencës së pranishme dhe publiku”, informoi Prokuroria më 25 gusht.
Incidenti ka ndodhur në minutën e 89-të të ndeshjes, kur gjyqtari për shkak të një ndërhyrje të gabuar dha kartonin e dytë të verdhë, duke përjashtuar djalin e të dyshuarit i cili luante për “Shkupin”.
I pakënaqur me vendimin, djali fillimisht u soll në mënyrë josportive dhe u përpoq të përplaset me një nga lojtarët e “Bregallnicës”. Pastaj, babai hyri në fushë dhe filloi të sulmojë dy fëmijët duke u shkaktuar atyre lëndime trupore. Në fushë hynë edhe persona të tjerë nga publiku të cilët parandaluan përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes, thuhet në njoftimin e PTHP-së nga 25 gushti.
MIA më herët informoi dhe se komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) menjëherë ka shqiptuar dënimin më të ashpër për përjashtimin nga organizata futbollistike të lojtarit me numrin nëntë të ekipit të KF “Shkupi” i cili e ka prindin në paraburgim. Përveç tij, dy lojtarëve të tjerë të “Shkupit” të përfshirë në incident u është shqiptuar dënimi me ndalim lojërash për një periudhë tre mujore. Dënim për të mos luajtur katër ndeshje ka marrë edhe një futbollist 15-vjeçar i “Bregallnicës” nga Shtipi, i cili është përfshirë në lojë të dhunshme dhe në vetëmbrojtje gjatë sulmit. Për këtë incident ka masa edhe për dy klubet e futbollit.




