1081 raste të reja me Co vid dhe 15 viktima

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 6802 teste për Covid dhe prej tyre 1081 kanë rezultuar pozitive. Po ashtu kanë ndërruar jetë edhe 15 pacientë, 3 nga Shkupi, 3 nga Gostivari, 3 nga Kumanova etj. Ndërsa numrin me rastet e reja e kryeson Shkupi me 314, Gostivari me 187 dhe Tetova me 160. Janë shëruar 91 pacientë.