1054 raste të reja me Covid dhe 3 viktima në Shqipëri

Rastet e reja me COVID në Shqipëri kanë pësuar sërish rritje gjatë 24 orëve të fundit. Nga 7,256 testime të kryera në total janë konfirmuar pozitivë 1054 qytetarë. Ndërkohë kanë ndërruar jetë tre pacientë.

Aktualisht janë 10,088 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 469 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,801 që nga fillimi i epidemisë.