Në 105 objekte në Shkup të shtunën nuk do të kenë ngrohje, pasi që banorët nuk i plotësojnë kushtet. Elektrana e Maqedonisë së Veriut, që kanë marrë përsipër furnizimin me energjisë termike në Shkup, thonë se në 105 ndërtesa, që është rreth 3,7% e numrit të përgjithshëm të vendeve të matura, ende nuk janë siguruar kushtet e kërkuara, përkatësisht kanë defekte në instalimin e brendshëm të ngrohjes për shkak të pamundësisë që ekipet të kenë qasje ose nuk kanë energji elektrike në centralet e ngrohjes. Sezoni i ngrohjes fillon më 15 tetor, ndërsa këtë dimër, ndërsa me ngrohtoren në Shkup do ta menaxhojë EMV, pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë ia hoqi licencën “Balkan Energy Group”. Për shkak të krizës energjetike dhe çmimit të lartë të gazit, tani për tani gazi është siguruar vetëm për muajin tetor.
Lajme 105 ndërtesa të shtunën pa ngrohje/ EMV: Nuk u plotësuan kushtet




