Vjedhja spektakolare e milionave nga Thesari i Shtetit – a po harrohet nga drejtësia?

Ndonëse më 9 tetor të këtij viti ndodhi një vjedhje spektakolare ku nga Thesari i Shtetit, u avulluan mbi 2 milionë euro duke kaluar nga Arka e Shtetit tek llogaria e kompanisë LDA ShPK, megjithatë ende mbetet mister se çfarë u bë me ato para.

Analistët politik dhe ata të fushës së ekonomike, vlerësojnë se vjedhja e më shumë se 2 milion eurove është bërë në mënyrë të organizuar dhe falë kësaj piramide kriminale që është ndërtuar nga paslufta.

Sipas tyre, shpresa për një hetim të pavarur për rastin e vjedhjes së 2 milionëshit mund të zbehet, pasi ekziston një pesimizëm i tepruar ndaj funksionit të institucioneve publike.

Prokuroria të vepron

Njohësi i çështjeve ekonomike Mustafë Kadriaj ka thënë për gazetën “Bota sot” se duke u bazuar në folklorin vendor që habia zgjat tri ditë, edhe tek ne në Kosovë, dukuritë devijonte na kanë shoqëruar gjatë rrugëtimit si shoqëri dhe vend.

Image

Mustafë Kadriaj

Foto galeri

“E them këtë për faktin që edhe rasti i keqpërdorimit të 2 milion eurove, derisa institucionet relevante ekzekutive dhe gjyqësore heshtnin, duke u mbuluar nga gjykimi medial, opinionisteve dhe reagimet e qytetarëve përmes rrjeteve sociale ku nga prizmi kritik kjo i ka të dyja anët e medaljes. Kjo për faktin që keqpërdoruesit morën gjykimin medial dhe qytetar, por nëse nuk ka gjykim nga institucionet gjyqësorë i gjithë gjykimi i opinionit do shumëzohet me zero, për faktin që paraja e taksapaguesve është keqpërdorur dhe keqpërdoruesit do amnistohen me arsyetime klishe në mungesë të provave”, ka thënë Kadriaj.

Ai konsideron se, që prej ditëve të para pothuajse askush nuk u morr me këtë rast, që njihej si rasti i parë, si për nga vlera dhe mese i qartë për nga keqpërdorimi i mjeteve publike nga zyrtarët brenda thesarit.

“Një sjellje e tillë e institucioneve relevante jep shembullin më të keq për opinionin e gjerë njëherit edhe imazhin e Kosovës në nivel ndërkombëtar dhe investitorët për faktin që hezitimi i Bashkimit Evropian është pikërisht për korrupsionin e lartë në institucione njëherit do jetë alarm për investitorët e mundshëm, dhe për faktin që një administratë me nivel kaq të lartë të korrupsionit krijon panik tek bizneset nga jashtë. Si përfundim prokuroria dhe gjyqësori duhet të jenë vigjilent dhe të japin dënime kapitale për t’iu bërë me dije keqpërdoruesve, opinionit të gjerë dhe Bashkësisë Ndërkombëtare që Kosova është vend ku ligji është fjala e fundit dhe njëherit për të dëshmuar që askush nuk është mbi ligjin”, ka thënë njohësi i çështjeve ekonomike Mustafë Kadriaj.

Ahmeti: Vjedhja e 2 milion eurove është bërë në mënyrë të organizuar

Image

Hidajet Ahmeti

Foto galeri

Analisti politik Hidajet Ahmeti ka thënë për gazetën “Bota sot” se Piramida kriminale është nderuar që nga paslufta dhe me ketë logjikë ka dhe funksionojnë një pjesë e institucioneve publike.

“Logjika e instrumentalizmit ka prodhuar politika publike të dështuara dhe falë kësaj logjike pushtetet e mbas luftës kanë marrë e mbijutaur mbi pushtetet autoritare. Edhe pse është proklamuar demokracia , e cila ka ekzistuar vetëm në letër, kurse në kuptimin e zbatimit ka ndodhur një oligarki e tipit klasik. Falë këtij instrumentalizmi oligarkët kanë ndërtuar hierarki piramidale të funksionimit, ku dita e ditës po shembet dhe pushteti po ju kthehet popullit”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, në momentin kur kemi një kapërcim të logjikës instrumentalizuese, pushteti domosdo duhet të prodhoj efektin pozitiv në relacionin me qytetarët, duke nderuar qeverisje efektive, efikase, transparente e llogaridhënëse.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të funksionoj demokracia parlamentare dhe të prodhohen të mira publike për të gjitha qytetarët pa dallim. Vetëm me këtë standard qeverisës mund të flasim për moralizim politik, si një mundësi e mirë për qytetarët dhe relacionin pushtet-qytetarë të ndërtohet brenda interesave reciproke me mandate kushtetues e ligjor. Vjedhja e më shumë se 2 milion eurove është bërë në mënyrë të organizuar dhe falë kësaj piramide kriminale që është ndërtuar nga paslufta. Por, më e rëndësishmja është se qytetarët e Republikës së Kosovës janë transformuar në qytetarë aktiv, e cila është një shpresë e jashtëzakonshme për ndryshime thelbësore dhe ngritjen e standardit qeverisës, duke ndëshkuar ata që kanë qeverisur e duke i dhënë shansin të tjerëve për ta treguar vetën”, ka thënë ai.

Ahmeti ka pohuar se në këtë mënyrë mund të nderohet një mundësi e mirë që ky aktivizim qytetar të prodhoj një demokraci e funksionim të mirëfilltë.

“Shpresa për një hetim të pavarur për rastin e vjedhjes së 2 milionëshit mund të zbehet, pasi ekziston një pesimizëm i tepruar ndaj funksionit të institucioneve publike. Ky besim i humbur nuk mund të ndërtohet me logjikë dhe njerëz të njëjtë, të cilat edhe atëherë kur ka ndodhur afera korruptive e krime të organizuar kanë heshtur duke u arsyetuar në forma të ndryshme. Mendoj se, duhet ndërtuar një logjikë përgjegjësie institucionale e jo të përdoret heshtja si instrument i viktimizimit politik. Hallka zingjirore menagjuse duhet jep llogari për çdo lëshim eventual në institucionin menagjues e jo te krijon precedent të turpshme me emër të logjikës se viktimizimit politik”, ka thënë analisti politik Hidajet Ahmeti.

Haziri: Vjedhja e Thesarit të Shtetit ishte skandal kriminal

Image

Nexhat Haziri

Foto galeri

Kurse analisti politik Nexhat Haziri ka thënë se organet e hetuesisë janë duke e bërë punën e tyre që të zbardhet e gjithë skema kriminale që vodhi mbi 2 milionë eurot nga thesari

“Ky ishte një skenar i përgatitur por edhe i garantuar deri në finalizimin e tij edhe nga faktori politik. Po ashtu ky skandal kriminal, përpos që varfëroi buxhetin e shtetit në këtë kohë pandemie, po ashtu ishte edhe një mesazh i keq edhe për imazhin e shtetit jo vetëm në sytë e qytetarëve të vendit, por edhe në arenën ndërkombëtare”, ka thënë analisti Haziri.

Ai beson në gatishmërinë dhe aftësinë e qeverisë Hoti, që se bashku edhe me mekanizmat ligjor, do të bëjnë të mundshëm kthimin e këtyre parave në buxhetin e shtetit dhe nxjerrjen e kriminelëve para drejtësisë. “Jo vetëm për këtë çështje por besoj edhe në zbardhjen e tërë kësaj skeme se kush qëndronte prapa tyre, gjë që kjo e fundit është shumë domethënëse për qytetarët e Kosovës”, është shprehur analisti politik Nexhat Haziri.