Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, foli për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, si dhe për tensionet e vërejtura mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Kosovës, Albin Kurti.
Haradinaj theksoi se përplasjet mes Ramës dhe Kurtit nuk janë të reja dhe se “shkëndijat” mes tyre janë dukur prej kohësh. Sipas tij, Kurti ka gabuar në mënyrën si e ka trajtuar çështjen e UÇK-së.
“E para është se Kurti ka katër vite që nuk e ka frekuentuar Shqipërinë. E ka pak fobi Shqipërinë, pavarësisht sloganit të tij ‘bashkim kombëtar’. Vitin e kaluar ka shkuar në Greqi 27 herë, ndërsa Shqipërinë nuk e ka vizituar asnjëherë gjatë atij viti”, tha Haradinaj.