10 të vdekur nga Covid-19 dhe 190 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.636 testime të realizuara 190 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, transmeton TV21.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 293 pacientë të shëruar nga korona virusi, ndërkaq, 10 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./TV21