10 të vdekur në Meksikë pasi disa persona të armatosur hapën zjarr në një bar

ersona të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr në një bar në Meksikën qendrore, duke vrarë 10 persona, thanë zyrtarët, në shpërthimin e fundit të dhunës që goditi vendin.

“Duket se ishte një sulm i drejtpërdrejtë”, tha një zyrtar i policisë nga qyteti Tarimoro në shtetin Guanajuato, që është tronditur vitet e fundit nga luftërat e egra midis bandave rivale të drogës.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se 10 viktimat në sulmin e së mërkurës ishin meshkuj dhe se nuk ishte bërë asnjë arrestim.

Një zyrtar i qeverisë shtetërore tha se nëntë nga burrat u vranë në vendngjarje, derisa një tjetër vdiq nga plagët e tij pasi u dërgua në spital.

Duke e quajtur ngjarjen si një “sulm frikacak”, guvernatori i Guanajuato, Diego Sinhue Rodriguez në Twitter shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.