10 emigrantë kapen në një “Fiat Tipo”, arrestohet shoferi në “Bogorodicë”

MPB njofton se më 17.08.2026, rreth orës 22:00, në fsh. Bogorodicë, rrethina e Gjevgjelisë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare dhe Verifikime Kufitare Bogorodicë e privuan nga liria R.S. (59) nga Letonia. Gjatë kontrollit në automjetin e udhëtarëve „Fiat Tipo“, me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, janë gjetur 10 persona emigrantë nga Egjipti. Emigrantët janë vendosur në Qendrën e Pranimit dhe Tranzitit „Vinojug“ në Gjevgjeli, ndërsa R.S. është dorëzuar në Stacionin Policor në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës