10 ditë pa asnjë viktimë nga virusi

Janë bërë dhjetë ditë që kur në Maqedoninë e Veriut nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje nga Covid-19.

Rast vdekjeje nuk është regjistruar as në 24 orët e fundit, me çka numri i viktimave të regjistruara nga fillimi i pandemisë që dhjetë ditë është 5.487.

Viktima e fundit që u regjistrua, ishte më 2 korrik, transmeton TV21.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.802 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 150.132 persona, ndërkaq raste aktive në vend janë 183./TV21