1 vjeçari në mesin e të infektuarve me koronavirus në Malishevë

IKSHPK mbrëmë ka njoftuar edhe për 20 raste të reja më koronavirus, ku 17 prej tyre ishin nga komuna e Malishevës e në mesin e tyre është edhe një fëmijë një vjeçar.

Kështu ka thënë për lajmi.net, kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj

Begaj po ashtu ka thënë se gjendja shëndetësore e të infektuarve është stabile.

“Po në mesin e të infektuarve me Covid-19 në Malishevë është edhe një fëmije 1 vjeçar. Gjendja shëndetësore e të infektuarve sipas informatave që i kemi është stabile”, ka thënë Begaj .